krijua si komb në vitin 1948. Po i referohem një citimi të Dr. Pol Mejërit (Dr. Paul Meier)mbi rilindjen e Izraelit: “Moisiu shkroi në Torah [Levitiku 26:18 dhe tjetërkund] që në një të ardhme, kur Izraeli të mëkatojë tepër si komb, Perëndia do të lejojë katastrofën dhe më pas kohën që të pendohet. Nëse ata si komb, nuk pe- ndohen pas kohës së paralajmërimit, atëherë teprica e ndëshkimit të tyre do të shumëzohet me shtatë. Mbi 600 vjet para lindjes së Jezusit, Perën- dia përdori Ezekielin, një bashkëkohës të Daniel it për t’i treguar Izraelit mëkatin e tij. Në Ezekieli 4:3-6, Perëndia i thotë profetit të qëndrojë në njërën anë për 430 ditë si tregues për 430 vitet e Izraelit në mërgim për shkak të mëkatit të tij. Një tjetër bashkëkohës i Danielit dhe Ezekielit, profeti Jeremia, parashikoi se në 70 vjetshin e parë të kësaj periudhe prej 430 vjetësh do të ndodhë dëbimi nga Babilonia [Jeremia 25:11]. Kjo ishte periudha paralajmëruese për Izraelin. Sipas parashikimit Nebuka- dnesari triumfoi dhe i transportoi çifutët nga Jeruzalemi në Babiloni në vitin 606 para Krishtit. Më pas, pas 70 vjetësh, Sirus (ndryshe mbreti Kir) Madhëria i Persisë [mundet djali i mbretëreshës Ester] fitoi Babiloninë në vitin 536 para Krishtit dhe tha që do të bënte çmos që të gjithë çifutët të ktheheshin në Jeruzalem. Por çifutët vetë refuzuan. Vetëm 50,000 çifutë të devotshëm vendosën të ktheheshin, ndërkohë që pjesa tjetër
76
Made with FlippingBook - Online catalogs