T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

nuk deshi t’ia fillonte nga e para duke lënë gjithçka përgjysëm në Babiloni (sot Ira- ku). Kjo shkaktoi dukshëm zemëratën e Perëndisë. Kështu, po të lloga- riten 430 vitet e dëbimit me 70 vitet e paralajmërimit dhe t’i shumëzosh 360 vitet e mbetura me 7 sipas udhëzimeve të Moisiut në Torah, do të bëhen 2,520 vite profetike për çdo 360 ditë = 907,200 ditë nga dita kur Sirusi dha dekretin e tij për rikthimin në Jeruzalem, çka del në përfundim në datën 14 Maj 1948, dita kur Izraeli u bë një komb”. Rastësi? A e harroi Perëndia popullin e Tij? Jo. Me siguri Ai po zbatonte gjykimin e parashkuar kundrejt tyre, pasojë e mosbindjes dhe refuzimit ndaj tij. A mundesh ta krijosh tani idenë që Perëndia e merr seriozisht çështjen e jetëve tona? Unë vetë po! b. Ashtu siç e përmendëm edhe më lart, Bibla ka shumë për të thënë mbi periudhën e shtatë vjetëve të njohur si Vuajtja e Madhe. Quhet ndryshe edhe Java e Shtatëdhjetë e Danielit [Danieli 9:24-27]. Është koha kur gjithë ndëshkimi do të shpërthejë lirshëm në tokë. Zbulesa 8:7-11 përsh- kruan disa gjëra që do të ndodhin gjatë kësaj kohe. Midis të tjerash thuhet që një e treta e tokës do të shkatërrohet nga zjarri dhe një e treta e ujit do të helmohet. A e dinim ne që fjala ruse Çernobil do të thotë helmim? Çernobili ishte një fabrikë e fuqishme nukleare që shpërtheu dhe përhapi radioaktivitetin në pjesën më të madhe të Europës dhe Rusisë.

77

Made with FlippingBook - Online catalogs