Besoj se ujërat e helmuar janë mbeturinat radioaktive. Për shembull, pasi SH.B.A hodhi bombën e parë atomike në Hiroshimë në Luftën e Dytë Botërore, me mijëra njerëz vdiqën, jo vetëm nga bomba, por nga uji i pijshëm i infektuar tashmë nga mbeturinat radioaktive. c. Bibla paralajmëron që katër engjëj [demonë] të lidhur në lumin Eu- frat do të zgjidhen dhe 200 milion njerëz të armatosur do të vijnë prej jashtë Lindjes drejt Izraelit dhe do të vrasin një të tretën e njerëzimit, mbi dy miliard njerëz, në betejën e madhe të Armagedonit[Zbulesa 9:14-17; 16:1-21]. Kina e Kuqe dhe/ose Koalicioni i Kombeve Arabe mund të fo- rmojnë një ushtri me 200 milion. Është po aq interesante të theksosh, nën dritën e luftërave të fundit në Irak dhe në Lindjen e Mesme që lumi Eufrat kalon mespermes Irakut. Bibla tregon edhe që lumi Eufrat do të shterojë para kësaj ushtrie masive me 200 milion ushtarë [Zbulesa 16:12]. A e di që mbi lumin Eufrat është ndërtuar një mol gjigand në pjesën e Turqisë? Kur qeveria turke vendosi të ndërtonte një mol gjigand për të krijuar mundësi kalimi për ushtrinë lumi ndaloi së rrjedhuri për një muaj. Kujto se këto profeci janë shkruar në një kohë kur i gjithë njerëzimi i tokës nuk shkonte më shumë se 200 milion dhe molet gjigandë nuk ekzistonin. Me gjithçka që po ndodh në Iran, Irak, Korenë e Veriut, Indi, Pakistan dhe faktori që SHBA, Rusia, Kina dhe Izraeli po luajnë si edhe aleanca të tjera që janë
78
Made with FlippingBook - Online catalogs