T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

krijuar midis këtyre vendeve, ne po bëhemi dëshmitarë se simund të shpërthejë një luftë e tillë. d. Bibla parashikon që do të shfaqet një njeri që do të quhet Anti-Krishti, që do ta shpallë veten Perëndi dhe që do të mbretërojë botën gjatë shtatë vjetëve të Vuajtjes [2 Thesalonikasve 2:1-4]. Në librin e Zbulesës, ka- pitulli 13, thuhet që ai do të bëjë që çdokush do të vuloset me një she- një në ballë dhe në dorë me numrin “666” të quajtur si shenja e Bishës. Njerëzit që nuk do të pranojnë ta kenë nuk do të mund të blejnë apo të shesin. Një shenjë e tillë mund të bëhet tatuazh apo përmes teknologjisë RFID njerëzve do t’u transplantohen “çipe” të vogla të kompjuterit në madhësinë e një kokrre orizi. Edhe pse të vegjël, do të kenë hapësirën e mjaftueshme për të përfshirë profilin e ADN-së, të dhëna mjekësore, etj. Disa prej tyre mund të gjurmohen edhe përmes satelitit. E gjithë teknologjia e mundshme në Shenjën e Bishës. e. Bibla parashikon që gjatë Vuajtjes do të ketë plagë dhe sëmundje që do të shfarosin një të katërtën e popullsisë së botës [Zbulesa 6:7-8]. Shfaqja e SIDA- s, viruseve vdekjeprurës, mikrobeve të luftërave, gripërave të ndryshëm vdekjeprurës, qetësuesve drogues të turbekulozit, malarjes dhe sëmundjeve të tjera, gjithçka e tillë e bën të mundshme. Madje edhe tani që po shkruaj, një e katërta e Afrikës ka gjasa të shfaroset nga SIDA në dekadën e ardhshme.

79

Made with FlippingBook - Online catalogs