f. Në ungjillin e Mateut 24:6-8, Jezusi/Jeshua foli për një shtim të luftërave, krizë urie dhe tërmete. Derimë tani kemi patur dy luftëra botërore dhe e treta pritet që të ndodhë. Përveç luftërave dhe tërmeteve, të cilat janë bërë temë e ditës në lajmet tona, kriza e urisë po përshkon gjithë botën. Një në gjashtë njerëz në planet vuan nga uria. Mbipopullimi po bëhet problem i rëndësishëm ndërsa numri ka kaluar mbi 6 miliard dhe ky numër po shumëfishohet me ritme të shpejta. Në ungjillin e Lukës 21:25 thuhet që njerëzit do të jetojnë nën ndjenjën e frikës “n ën gjëmimin dhe shkundjen e detit”. Me shtimin e numrit të cunameve dhe stuhive të mëdha, miliona njerëz që jetojnë brigjeve të ujërave jetojnë sot nën frikën e tronditjes së dallgëve detare. g. Bibla parashikon një qytet, si një dinamit i mbuluar, prej të cilit do të nisë një shpërthim i ngjarjeve të pakthyeshme dhe që do të çojnë në kthimin e Krishtit. Qyteti? – Jeruzalemi. [Shih: Zakaria 12:1-10; 4:1-9; Zbulesa 11:2]. Bibla parashikon që do të rindërtohet tempulli në Jeruza- lem [e lënë të kuptohet te Danieli 9:27 dhe Mateu 24:15]. Unë e di që tanimë Izraeli e ka një tempull të projektuar. Priftërinjtë orthodoksë në Jeruzalem janë tashmë të trajnuar për të bërë sakrifica për tempullin ashtu si përshkruhet në Ligjin Çifut. Ka një diskutim serioz për ndërtimin e një tempulli të ri tamam në veri të Kubesë së Gurtë, të quajtur Xhamia e Omarit, një prej tre vendeve më të shenjta të Islamit. Nëse
80
Made with FlippingBook - Online catalogs