do të vriten gjatë mbretërimit të Anti-Krishtit. Thuhet gjithashtu që njerëzit nga e gjithë bota do të shohin trupat e tyre. Kritikët e Biblës kanë krijuar barcaleta me këtë koncept – derisa shpikja e televizionit satelitor krijoi mundësinë e të parit të të gjithë botës përmes ekranit në kohë reale. Ka edhe profeci të tjera të mahnitshme që mund të rradhis këtu, por do kisha dashur që të kuptohet se përse besoj që po jetojmë ditët e fundit para ardhjes së Krishtit/Mesias. Kur lexon profecitë biblike, veçanërisht në librin e Zbulesës, është më e lehtë t’u besosh dhe t’i kuptosh tani se atëherë që kur u shkruan gati 2,000 vjet më parë. Ndoshta disa prej interpretimeve të mia mbi pë- rmbushjen e disa profecive mund të qëllojnë të jenë gabim. Vetëm Perë- ndia e di, por shumë prej profecive, si parashikimi i rilindjes së Izraelit dhe të qenit të botës në buzë të greminës shkon përtej çdo diskutimi. Unë besoj që pasazhet e Biblës, të cilat shumë mësues çifutë për shekuj me rradhë i kanë parë në formë alegorike dhe shpirtërore do të vërtetohen pa lënë jashtë asnjë gërmë kur Jezusi/Jeshua, Mesia i shumëpritur të kthe- het dhe të ndërtojë Mbretërinë e Tij. Bibla tregon se populli çifut do ta shohë atë të shpohet[p.sh, kur Jezusi/Jeshua u kryqëzua] dhe do të vajto- jnë për të ashtu si dikush vajton për birin e vetëm [Zakaria 12:10]. Perën- dia nuk ka mbaruar me kishën dhe as me Izraelin [Romakëve 1 1:1-32].
82
Made with FlippingBook - Online catalogs