Te 1 Thesalonikasve 4:16-17 thuhet, “Sepse Zoti vetë, me një urdhër me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ringjallen të parët; pastaj ne të gjallët, që do të kemi mbetur, do të rrëmbehemi bashkë me ata mbi retë, për të dalë para Zotit në ajër; dhe kështu do të jemi përherë bashkë me Zotin” . Besoj që të gjitha shenjat të çojnë te një fakt i pashmangshëm. Kthimi i Jezusit po bëhet më i afërt. Pyetja është, “A je gati?”
HAPA DREJT NJOHJES SË PERËNDISË
Shumica që e quajnë veten të krishterë mendoj që do të bien dakord me çka do të them tani. Kjo pjesë është tepër e rëndësishme. Nuk po kërkoj që të besosh automatikisht faktet që po paraqes. Nëse po e kërkon Perëndinë seriozisht atëherë bëje me përgjegjësi. Gjej pak kohë dhe lexo vargjet bib- like që po citoj. Kërkoji Perëndisë të t’i konfirmow j në zemër nëse këto gjëra janë të vërteta. Kërkoje Perëndinë dhe të vërtetën me gjithë zemër. Në këtë pjesë do të rradhis referenca nga Testamenti i Vjetër që të shohësh se të vërtetat e dhëna në Testamentin e Ri janë të njëjta me ato që janë mësuar dhe/ose profetizuar në Testamentin e Vjetër. Bibla është në tërësi- në e vet e unifikuar me Jezusin/Jeshuan i cili i lidh të dyja ngushtësisht. Besoj që katër ligjet
83
Made with FlippingBook - Online catalogs