Perëndisë së shenjtë për shkak të mëkatit dhe rrebeli-mit kundër Tij [Ezekieli 18:20,21; Romakëve 1:18; 5:9; Efesianëve 2:1-4]. Përderisa Perëndia është “i shenjtë” , tërësisht pa mëkat dhe pa gabim, ne thjesht nuk mund të dalim para Tij, të jemi në praninë e Tij [Isaia 6:1-5, 1 Gjonit 1:5]. Ashtu siç nuk mund të ecësh mbi moketin e shtrenjtë të di- kujt me këpucë me baltë ashtu edhe Perëndia nuk e toleron mëkatin. Nëse shkojmë në Parajsë pa ndryshuar thelbin e natyrës sonë mëkatare atëherë do jemi ne që do ta ndotim dhe prishim atë, ashtu si kemi bërë në tokë. Ne as të mund të barazohemi me standartin e përsosjes së Perëndisë. Nëse rreshtohemi para Kanionit të madh dhe përpiqemi ta kapërcejmë, mund të ndodhë që disa të hidhen më shumë se të tjerët, por në fund të gjithë do të dështojmë, të gjithë do të rrëzohemi. [Predikuesi 7:20; Ro- makëve 3:23]. Është një e vërtetë e vështirë për t ’u pranuar por askush prej nesh nuk e meriton Parajsën. Kur Adami dhe Eva zgjodhën të mëka- tonin, sipas Biblës ne trashëguam natyrën e tyre mëkatare [Zanafilla 3; Psalmi 51:5; Romakëve 5:12-21]. Gjithmonë sipas Biblës, mëkati është më shumë se një vrasje, vjedhje apo tradhti. Nga këndvështrimi i Perëndisë mëkati është si mburrja dhe krenaria në sukseset që mund të arrijmë. Seksi jashtë martesës, gënje- shtra, thashethemi, mashtrimi, nënshtrimi ndaj frikës, të mosbesuarit e Perëndisë, lakmia
85
Made with FlippingBook - Online catalogs