ndaj gjësë së tjetrit, të mosvepruarit me besim, të qenit i parespektueshëm, vlera e parasë dhe suksesit para të çmuarit të Perëndisë, mosfalja, mungesa e lutjes, mosmbajtja e premtimeve, të parit dikë me epsh, të mallkuarit, të mosvepruarit me dashuri dhe një mori gjërash të tjera janë mëkat [Dalja 20; Jakobi 4:16; Galatasve 5:19-21; Zbulesa 21:8; Romakëve 1:18-32; 14:23; Mateu 5,6; etj]. Sipas Biblës ne të gjithë jami fajtorë para Perëndisë pavarësisht nëse kemi mëkatuar pak apo shumë [Jakobi 2:10]. Është si ai njeriu fajtor që thotë, “Por, zoti Gjykatës, shih gjithë njerëzit e tjerë që nuk kam vrarë!”. Çështja është që të gjithë këmi mëkatuar kundër Perëndisë. Deklarata të tilla, duke mos qenë as vetë të bindur, vetëm nëse është vetë Perëndia që na fal, na përball të gjithë me një telash të madh! Sepse Perëndia është gjykatës i drejtë, Ai nuk e fsheh dhe as që mundet ta fshehë mëkatin duke pretenduar sikur nuk ka ndodhur ndonjëherë. Ligji shpirtëror 3: Ne kemi nevojë për një shpëtimtar. Njëherë kam folur me një grua e cila më tha që nuk ishte aq e mirë s a të meritonte Parajsën. I thashë, “Jo, nuk je”. Sytë e saj u shqyen nga habia. Dhe shtova, “Ja, pse na duhet një shpëtimtar”. Pastaj i tregova për atë historinë e vëllait dhe motrës që shkuan në shkollën e pikturës. Mot ra ankohej se sa e varfër ishte. “Kë to piktura nuk po më shpërblejnë atë që meritoj.”
86
Made with FlippingBook - Online catalogs