Ndërsa i vëllai i përgji- gjet, “Ti nuk ke nevojë për meritë , por për mirësi”. Nuk e di për ty, por personalisht nuk e dua drejtësinë e Perëndisë sipas meritës sime ditën e gjykimit. Dua dhe kam nevojë për mirësinë e Tij. Sipas Shkrimit, Jezusi/Jeshua është e vetmja rrugë për te Perëndia. Sepse Perëndia na do, Jezusi vdiq për të paguar dënimin për mëkatin tonë. Bibla thotë që dënimi i mëkatit është vdekja shpirtërore [Isaia 59:1,2; Roma- këve 6:23]. Me vdekjen e tij në kryq, Jezusi/Jeshua u bë urë lidhëse midis boshllëkut të Perëndisë së Shenjtë dhe njeriut mëkatar [Gjoni 3:16, 14:6; Romakëve 5:8; Veprat 20:28; 2 Thesalonikasve 1:8-9; 1Timoteut 2:5]. Ose zgjedhim rrugën e Perëndisë përmes Jezusit/Jeshuas, ose nuk do të mund të kemi asnjë lidhje me Perëndinë [Gjoni 8:24; 14:6]. Historia që vijon bën fjalë për një grua që mori një telefonatë nga dhoma e urgjencës së spitalit një mbrëmje vonë ku iu komunikua që i ati po vdiste. Me ngut ajo veshi rrobat dhe u nis furishëm duke ngarë makinën me mbi 200 km në orë drejt vendit ku ishte i ati. Ndërsa po përshkonte një fshat të vogël vërejti nga pasqyra e makinës që po e ndiqte makina e policisë. Ajo u arrestua për shkak të shpejtësisë së madhe. Të nesërmen u paraqit para gjykatësit. Pasi lexoi raportin e oficerit të policisë gjykatësi tha, “Zonjë, çfarë kishe ndër mend të bëje? A e kupton që ke drejtuar me më shumë se
87
Made with FlippingBook - Online catalogs