Merit dhe vendos më pas për veten tënde. Le të fillojmë me Xhonin. Të supozojmë për një moment për hir të argu- mentit që Xhoni ka të drejtë dhe që PERËNDIA NUK EKZISTON. Sipas bindjeve të Xhonit, çfarë mund të thotë ai mbi fillimin e ekzistencës së jetës? – Përgjigja: “Ai mund të thotë që i gjithë universi dhe gjithë jeta, evoluoi nga asgjëja”. Ai do ta shihte veten si një prodhim të rastësishëmi evolucionit që ka ecur mbi miliarda vjet. A mund të thotë Xhoni që njerëzit kanë ndonjë bazë vlerash? Nëse ne nuk jemi gjë tjetër veçse një grumbull elementësh kimikë të bërë bashkë aksidentalisht, atëherë si mund të pretendojmë për trashëgim vlerash? Përgjig ja është, “Jo.” Kafshët, bimët, njerëzit, etj, janë vetëm gjëra. Ne nuk jemi gjë tjetër vetëm se një tekë aksidentale e natyrës pa një qëllim të zgjuar. Atëherë, a mund të ketë qëllim për ekzistencën tonë? Nëse Xhoni është një ateist i vërtetë, atëherë për gjigja e tij duhej të ishte “Jo.” Nëse jeta në tokë nuk është gjë tjetër veçse diçka që universi e nxori aksiden- talisht, si mund të mendohet për qëllime të larta? Jeta për Xhonin duhet të jetë thjesht një festë e shkurtër. Kur ajo të mbarojë, thjesht mbaron. “Mos e përcill ‘Kalo’... Mos kurse 200 $. - Fund.” Sipas këndvështrimit të Xhonit, a ekzistojnë të drejtat dhe gabimet mo- rale? Ka mundësi që jo. Sipas bindjeve të tij natyraliste-materialiste, njeriu përbën një formë të avancuar të jetës në mbretërinë
8
Made with FlippingBook - Online catalogs