gjobën që ne vetë kurrë nuk do të mund ta paguanim [Isaia 53:4-6,11; Romakëve 5:6]. Sipas Shkrimit Je- zusi/Jeshua është Perëndi dhe njeri në të njëtën kohë. Ai mbart dy natyra: njerëzoren dhe hyjnoren [Filipianëve 2:6,7; Romakëve 1:3,4. Shih edhe Shtojcën në faqen 52]. Nëse e pranojmë ofertën e tij të faljes, ditën kur do të përballemi me Perëndinë Gjykatës, do të gjendemi përballë Atij që na deshi dhe pagoi për ne:
“Çështje e mbyllur! Mëkat et nuk do të të llogariten më kurrë!” [Isaia 1:18; Romakëve 4:7,8].
Ligji Shpirtëror 4: Duhet ta pranojmë Jezusin/Jeshuan personalisht. Nuk është e mja- ftueshme vetëm të njohurit e tre ligjeve të para. Kërkohet reagimi ynë. Meqë ne vetë nuk mund ta trashëgojmë shpëtimin, ajo vjen si një dhuratë që duhet thjesht të pranohet [Isaia 64:6; Romakëve 4:1-8; Efesianëve 2:8-9]. Gjoni 1:12 thotë, “Të gjithë atyre që e pranuan, të gjithë atyre që besuan në emrin e tij, ai u dha të drejtën të quhen bij të Perëndisë. ” – Po si mund ta marrim dhuratën e shpëtimit të Perëndisë? Së pari, na kërkohet të besojmë disa të vërteta të mrekullueshme: (1) që Jezusi/Jeshua na do, (2) që ai vdiq për mëkatet tona: të shkuarat, të tashmet dhe të ardhmet [Gjoni 3:16; Romakëve 5:8], dhe (3) ai u ringjall pas
89
Made with FlippingBook - Online catalogs