T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

ka rëndësi sa mëkate ke bërë dhe sa të rënda kanë qenë ato, Perëndia është më tepër se i gjindshëm për të të falur [Isaia1:18; 1 Gjonit 1:9]. Akoma më e pabesueshme bëhet që këto mëkate nuk do të numërohen më kurrë kundër teje [Romakëve 4:7,8; 8:1]. Meqë ne jemi njerëz të dobët dhe të pafuqishëm para mëkatit, kur prano- jmë Krishtin, është vetë Perëndia që vendos Shpirtin e Shenjtë në ne që të na ndihmojë t’i rrimë larg mëkatit. Me fjalë të tjera Shpirti i Shenjtë do të të japë fuqi që të jetosh një jetë të perëndishme të përmbushur në kuptim dhe qëllim [Jeremia 29:11-14; Veprat 1:8; Efesianëve 1:7 -14, Galatasve 2:20; 1 Korintasve 10:13; Filipianëve 4:13]. Me Shpirtin e gjallë të Perëndisë në dhe përmes teje, mund të fillosh të përjetosh paqen dhe gëzimin e Perëndisë [Gjoni 14:27; Galatasve 2:20, 5:22; Romakëve 7:14-8:11]. Së fundmi, por jo më e parëndësishme, kur pranon Krishtin/Mesian në jetën tënde, bëhesh fëmijë i Perëndisë, pjesë e familjes së Perëndisë. Po e jap këtë me një ilustrim: A mund të shkosh në funeralin e një të pan- johuri dhe t’i kërkosh familj es së tij që të ndani trashëgiminë? Mundet q ë t’u shuash: “Unë jam një person i mirë dhe bëj gjëra të mira për të tjerët.” Por, a do t’u bëjë përshtypje kjo atyre? Jo. Ata do të thonin: “Na fal, por trashëgimia u takon vetëm anëtarëve të kësaj familjeje. Ne madje as që të njohim”. E njëjta është edhe me Perëndinë.

91

Made with FlippingBook - Online catalogs