Duhet të birësohesh në familjen e Perëndisë nëse pret të bëhesh pjesë e trashëgimisë së Tij. Kjo trashëgimi është për fëmijët e Tij, për ata që e njohin. Ja pse Jezusi/ Jeshua tha se vetëm nëse një person është i rilindur do të mund të shohë Mbretërinë e Perëndisë [Gjoni 3:3-18]. Në çastin që vendos besimin në Krishtin/Mesian, je ligjërisht i birësuar në familjen e Tij. Trashëgon kështu jetën e përjetshme, bëhesh pjesë e një familjeje të madhe, hyn në dashurinë e Perëndisë dhe bëhesh pjesë e lavdisë që as imagjinata jote nuk do mundet dot kurrë ta rrokë në gjithë madhështinë e vet [1 Ko- rintasve 2:9; 3:21-23; Efesianëve 1:3; Romakëve 8:31,32; Gjoni 14:1,2; Zbulesa 21:1-4]. Kur të vdesësh, je i sigurtë që do të shkosh në parajsë. Bib la thotë, “Kjo është dëshmia: Perëndia na ka dhënë jetën e përjetshme dhe kjo jetë është në Birin e tij. Ai që ka Birin ka jetën, ai që nuk e ka Birin nuk e ka jetën. Jua shkruaj këto gjëra juve që besoni në emrin e Birit të Perëndisë në mënyrë që të DINI që keni jetën e përjetshme.” [1 Gjonit 5:11 -13, nën- vizimi im]. Si mund të dish që do të kesh jetën e përjetshme? A varet kjo nga ndjenjat tona apo rrethanat e jashtme? Jo. Varet në premtimin e Perëndisë. Perëndia premton se nëse beson në Krishtin/Mesian, do të kesh jetën e përjetshme. Shkrimet na tregojnë edhe që, nëse kërkon çdo gjë sipas vullnetit të Perëndisë, Ai do të të përgjigjet [1 Gjonit 5:14]. Pra, është vullneti i Perëndisë që të
92
Made with FlippingBook - Online catalogs