besosh dhe të pranosh Jezusi/Jeshuan? Po. [2 Pjetrit 3:9]. Ndaj, nëse i lutesh sinqerisht Perëndisë dhe e fton Jezusin/Jeshuan të vijë në zemrën tënde, bëje me siguri të plotë që Perëndia po të dëgjon dhe i përgjigjet lutjes tënde. Ja përse shërben besimi: thjesht të besosh që premtimet e Perëndisë janë të vërteta. Unë vetë e ftova Krishtin në zemrën time kur isha 14 vjeç. Për habinë time funksionoi. Paqja e Perëndisë u derdh në mua. Ndjenjat e fajit të së shkuarës u zhdukën. Ndërsa nisa të lexoja Biblën po fillonte të merrte kuptim. Bibla u bë aktuale. U bëra dëshmitar i përgjigjes së lutjeve të mia nga Perëndia. Njëherë kur isha adoleshent, gjatë kohës së korrjeve po ngisja një kami- onçinë të ngarkuar me grurë për në depon e drithit. Në majë të kodrës ishte një kryqëzim me fushëpamje të kufizuar me një rradhë pemësh të dendura dhe një shenjë ndalimi. Sa herë që ndaloja dhe përpiqesha ta ndizja motorin do të më rrëshqiste pedalja e friksionit dhe do ta merrja maloren me shumë vështirësi. Ndaj bëra një budallallëk. Duke menduar që të dilja nga vështirësia ndryshe nga më parë ia shkela pedales së gazit pa ndaluar para shenjës së ndalimit. Ishte sikur të më ndihmonte Perëndia [ose një engjëll] që më mbajti dhe nuk lejoi që motorri të merrte flakë. Nuk më kishte ndodhur kurrë që kamionçina të më ndalonte ashtu. Mo- torri u fik dhe kamionçina nuk
93
Made with FlippingBook - Online catalogs