T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

mahnita se si Perëndia iu përgjigj lutjes sime! – Gjasat që ato vajza të ishin në listë? Praktikisht e pamundur. Mund të tregoj histori të tëra me përgjigje lutjesh ashtu si mund t’u ndodhë shumicës së të krishterëve të vërtetë. – Thelbi i çështjes? Kur Krishti vjen në zemër gjërat ndryshojnë. Bëhesh pjesë e marrëdhënies me Zotin e gjallë të të gjithë krijimit. Do të isha gënjeshtar të thoja që të qenit i krishterë ka qenë përherë e lehtë. Në raste të ndryshme ka qenë jashtëzakonisht e vështirë. Fillimisht shumica e miqve të mi më kthyen krahët për shkak të besimit tim. Kam kaluar në prova ekstremisht të vështira e megjithatë nuk mund ta zëvendësoj gëzimin e të njohurit të Krishtit me asgjë tjetër në këtë botë. Kam më- suar të mos dyshoj në errësirë për gjërat që Pe rëndia m’i ka treguar në dritë. Besimi dhe dashuria për Perëndinë është rritur aq shumë përgjatë viteve ndërkohë që Ai kohë pas kohe më ka treguar besnikërinë e Tij.

KOHA PËR TË MARRË VENDIM

S’ka rëndësi sa fakte paraqes, hapi i fundit për t’u bërë i krishterë është gjithmonë me besim, pavarësisht nëse ka ose jo fakte të qëndrueshme mbi të cilat do të bazohet ky besim. Për shembull, unë nuk mund të pro- voj që Xhorxh Uashingtoni ka jetuar, por mund të tregoj fakte të qën- drueshme që

95

Made with FlippingBook - Online catalogs