ai ka jetuar. Me besim besoj që Xhorxh Uashingtoni ka jetuar dhe me besim besoj që Krishterimi është i vërtetë; bazuar në fakte që provohen. Jezusi/Jeshua më ka ndryshuar jetën. Ai mund të ndryshojë edhe jetën tënde. Nëse ende ke dyshime, një mënyrë e thjeshtë për të provuar vërtetësinë e atyre që të kam treguar deri këtu është që të kërkosh fort Perëndinë me ndershmëri zemre, me gadishmërinë për të ndjekur të vërtetën pavarë- sisht çfarë është. Të mos kërkuarit me gjithë zemër Perëndinë rrezikon humbjen e shpirtit tënd. Të zgjedhësh të mos vendosësh edhe ky është një vendim. Të mos bësh kurrgjë është njësoj si kur të thuash “jo.” Si fillim ndoshta të nevojitet ta nisësh kështu: “I dashur Zot, nëse je dhe nëse ato çfarë thuhen në këtë broshurë për Jezusin/Jeshuan janë të vërteta, dua t’i di më shumë. Të lutem më trego të vërtetën. ” Një lutje e tillë nuk të bën të krishterë, por është një hap i sinqertë drejt Perëndisë. Së dyti, fillo të lexosh Biblën për veten tënde. Mos u mbështet në ato që ke dëgjuar. Shih vargjet biblike që kam cituar më lart. Mendo me mendje; dëgjo me zemër. Lejoje Perëndinë të të flasë. Lexo disa prej librave që kam përmendur më lart. Janë libra me çështje të menduara mirë që mund të të ndihmojnë për pyetjet që mund të kesh. Nëse nuk e ke lexuar asnjë- herë më parë Biblën, të sugjeroj të fillosh me Ungjillin e Gjonit, ose, nëse je çifut, me ungjillin e
96
Made with FlippingBook - Online catalogs