T'i Besosh një Perëndie që nuk e Sheh

Mateut [Meqë ky ungjill u shkrua veçanërisht për çiftutët]. Një ditë do të qëndrosh para Perëndisë i falur ose i pafalur. Do të jetë një ditë gëzimi i plotë ose terrori absolut. Ferri është një prej atyre doktrinave të tmerrshme që shumica e të krishterëve, përfshi këtu edhe veten, nuk na pëlqen të diskutojmë. Gjithsesi, Jezusi/Jeshua foli për ferrin më shumë se gjithë autorët që shkruan Biblën të marrë së bashku. Të mos zgjedhësh Perëndinë dhe të mos pranosh ofertën e Tij të faljes, do të thotë të zgjed- hësh jetën e përjetshme të ndarë prej Tij [Danieli 12:2; Zbulesa 20:11-15; 2 Thesalonikasve 1:8-9; Mateu 13:40 - 43]. Perëndia nuk bën shaka kur bie fjala për mëkatin. Ai e urren dhe e gjykon atë. Nëse e refuzon faljen e Tij dhe nëse kapesh fort pas mëkatit, do të vdesësh në mëkatin tënd, ashtu si një njeri që refuzon të zbresë nga Titaniku. Nëse do të kishte ndon- jë mënyrë tjetër, atëherë nuk kishte asnjë arsye pse të vdiste Jezusi/Je- shua. Nuk ka asnjë pagesë tjetër për mëkatin, të pranueshëm nga Perëndia përveç vdekjes së Jezusit/Jeshuas në kryq. Shkrimi thotë, “Dhe në asnjë tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër nën qiell që u është dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit duhet të shpëtohemi.” [Veprat 4:12]. E di që për disa prej jush mund të jetë një vendim i vështirë. Dhe akoma më e vështirë bëhet nëse je çifut, mysliman apo i përfshirë me ndonjë kult tjetër magjie, bandë, etj.

97

Made with FlippingBook - Online catalogs