Dyshemetë në hapësirat e përbashkëta, korridoret, hyrjet dhe lobby-t do të mbulohen me teraco me koe cient adekuat të fërkimit dhe të rrëshqitshmërisë.
Për komunikim vertikal do të shërbejnë dy ashensorë të mëdhenj për 15 persona për secilën ndërtesë, si dhe shkallët emergjente që ndriçohen nga dritarja në çati, pra me ndriçim zenitor.
Qasja do jetë posaçërisht e lehtë edhe për personat me aftësi të ku zuara, të cilët do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa në çdo pjesë të objektit si brenda ashtu edhe në ambientet e jashtme.
KORIDORET NË BANIM LOBBY
Çdo hyrje e ka erë-mbrojtësin e vet, që shërben për kontrollimin e hyrjes dhe qasjen e dispeçerëve dhe postierëve në njehsorët elektrikë dhe në kutitë postare. Pjesa e Lobby-t do të mobilohet për të krijuar një kënd të pritjes, ku banorët e secilës ndërtesë mund të zhvillojnë takime. Ndërsa, në veçanti ndërtesa nr. 4, në Lobby-n e saj, përveç këndit të pritjes, do të ketë edhe këndin e informacionit - recepsionit, që do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve.
12 CC APARTMENTS ©2022
Made with FlippingBook Digital Publishing Software