International Residence Katalog_Shqip

DHOMAT E GJUMIT Atë që mund të keni adhuruar te dhomat unike e të gjera, me plot dritë dielli - të shfaqura në projektet filmike ndërkombëtare, ne e kemi sjellë në Prishtinë. International Residence ka menduar në detaje që për atë pjesë të jetës sonë - një të tretën e saj – pra gjumin, të mundësojë qetësinë e rehatinë e nevojshme të pa penguar nga zhurmat e fqinjëve ose nga ato që vijnë nga jashtë jashtë. Këtë e mundësojnë dyert dhe dritaret, edhe pse dimensione më të mëdha se ato standarde në vendin tonë, pengojnë akustikën e padëshiruar.

DYSHEMEJA e dhomave të fjetjes do të mbulohet tërësisht me tepih sipas sistemit mur-mur, me produkte antibakterore të përshtatshme për banim. Kjo i jep një ndjenjë butësie lëvizjeve nëpër dhomë dhe krijon atmosferë privatësie e ngrohtësie, si dhe qetësinë e nevojshme për një gjumë të lehtë e të qetë.

26 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software