International Residence Katalog_Shqip

MATERIALET Sipas planifikimit tonë gjithçka është dizajnuar dhe punuar me kujdes, përfshirë këtu instalimet moderne të teknologjisë së fundit. Lavamanët janë me dimensione të mëdha, të cilat i japin pamje bashkëkohore këtij ambienti, të punuara me mermer cilësor. Pjesa tjetër me rëndësi e banjës është ajo e dushit, e pajisur me material cilësor dhe i montuar në mur, duke krijuar pamje minimaliste por me funksion të lartë. Pllakat po ashtu janë një tipar i spikatur i dizajnit. Materiali i tyre cilësor jo velëm që i shton vlerë dhe funksion ambienti,t por krijon dhe një estetikë shprehëse dhe moderne.

Banjat në banesat e kompleksit International Residence janë të një niveli krejt tjetër, që nga funksionaliteti e deri te estetika. Ashtu si edhe në pjesët e tjera të banesave edhe banjat kanë ndriçim natyror të mjaftueshëm, çka e bën këtë ambient shumë të këndshëm. Gjatë dekadave të fundit i është dhënë më shumë rëndësi vetëkujdesit dhe relaksimit. Për këtë arsye, një hapësirë më e madhe e banjës jo vetëm që ju bën të ndiheni të çlodhur, por gjithashtu ju mundëson komoditet gjatë shfrytëzimit të saj. Sekreti i banjës sonë, pra, është lehtësia e përdorimit të saj. Një banjë e bukur, komode dhe funksionale ju mundëson të krijoni një strehë private ideale për pushim dhe relaksim të çdoditshëm. Meqenëse banja është një hapësirë që përdoret rregullisht, është e dëshirueshme të ketë pamje tërheqëse e moderne e të tilla janë banjat e kompleksit të banesave tona .

Banjën si hapësirë e veçantë, ku mund të pushohet edhe duke bërë dush, shumë njerëz dëshirojnë ta kenë sa më luksoze, prandaj banesat tona mundësojnë të plotësohen edhe këto kërkesa. Të zgjedhësh hapësirën më të madhe është shpesh më mirë kur bëhet fjalë për ndërtim dhe rimodelim modern. Me më shumë hapësirë mund të shtoni më shumë shërbime në banjën tuaj dhe për këtë arsye mund të përfitoni më shumë prej saj.

Hulumtimet tregojnë se kur jeni të relaksuar, rrahjet e zemrës suaj ngadalësohen, qarkullimi dhe presioni i gjakut, stresi dhe tensioni ulen. Ky relaksimi ndihmon edhe tretje pasi trupi ynë përthith lëndët ushqyese në mënyrë më efikase kur është i relaksuar, duke parandaluar kështu sëmundjet dhe infeksionet e shumta.

31 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software