International Residence Katalog_Shqip

PEIZAZHI Falë frymëzimit të arkitektëve në relievin e lokacionit dhe në format dhe pozicioni i majave të maleve të Sharrit, peizazhi i Kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” është trajtuar në një frymë të tille, që t’u ofrojë banorëve një mjedis sa më të përshtatshëm për zhvillimin dhe plotësimin e nevojave thelbësore të jetës brenda kompleksit. Shtigjet e gjera, gjelbërimi, ndriçimi dhe mozaikët e gurëve, i japin një pamje të dëshirueshme peizazhit dhe, njëkohësisht, atmosferë të ngrohtë dhe funksionalitet të duhur.

Projekti i detajuar i peizazhit parasheh mbjelljen e gjelbërimit gjithnjë duke pasur parasysh përshtatshmërinë si të formës ashtu edhe të madhësisë. Në oborrin e brendshëm të kompleksit është planifikuar, gjithashtu, këndi i lodrave për fëmijë. Për ta plotësuar dhe për të vënë në dukje bukurinë e peizazhit, disenjuesit kanë projektuar ndriçim të jashtëm që u përshtatet madhësisë dhe llojit të gjelbërimit duke krijuar kështu mjedis atraktiv e të këndshëm për banuesit dhe shfrytëzuesit.

32 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software