Një nga faktorët më të mëdhenj që i bën njerëzit të hezitojnë të zgjedhin banesën në vend të shtëpisë, është PRIVATËSIA . Apartamentet zakonisht përshkruhen si hapësira të vogla, të ngushta ku fqinjët mund të shikojnë në shtëpinë tuaj dhe ku privatësia është një luks i rrallë. Megjithatë, këto imazhe po i mbetën së shkuarës, sepse projekti ynë i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Arkitektët tanë i kanë dhënë rëndësi parësore privatësisë sepse është kërkesë paraprake e shumicës së blerësve të banesave tona. Në kompleksin tonë nuk ka ballkone pranë njëri-tjetrit. Lënia e ballkoneve të hapura është një mënyrë e shkëlqyer për ta lejuar dritën natyrore dhe ajrin e pastër brenda banesës tuaj. Megjithatë, nëse ballkoni i fqinjit përballë është afër tuajit, atëherë ka shumë të ngjarë që ballkonin ta mbani të mbyllur.
39 CC APARTMENTS ©2022
Made with FlippingBook Digital Publishing Software