International Residence Katalog_Shqip

QENDRA E KOMUNITETIT Që nga fillimet e jetës njerëzore është ndier nevoja emocionale për lidhje mes vete, në të vërtetë për jetë sociale. Në jetët tona, kjo nuk ka qenë kurrë më e qartë sesa gjatë pandemisë Covid-19, kur vërtet pamë se sa thelbësore janë bashkëveprimi dhe ndërveprimi njerëzor për shëndetin dhe mirëqenien tonë. Sot, kur qytetet vazhdojnë të hapen çdo ditë e më shumë, ne kemi menduar edhe për këtë aspekt të rëndësishëm të jetës së njeriut. Kjo është arsyeja pse kemi projektuar ambiente për të promovuar e zhvilluar komunitetin. Ky është një fakt shtesë pse ideatorët e kompleksit International Residence mund të ndihen krenarë dhe unikë.

Qendra për Komunitete është dykatëshe me sipërfaqe mbi

400m², një vend ku njerëzit nga një komunitet i caktuar mund të takohen për aktivitete sociale, edukative ose rekreative. Këtë hapësirë banorët e lagjes mund ta shfrytëzojnë për takime të rregullta sipas interesit, të kenë kontakte me njerëz të tjerë dhe të krijojnë miqësi e lidhje të reja. Qendrat e komunitetit mund të luajë rol aktiv edhe në përmirësimin e shëndetit dhe të mirëqenies së banorëve. Kjo qendër do t’u shërbejë edhe të rinjve si hapësirë e sigurt rekreative dhe për aktivitete të reja. Ajo do të luajë rol pozitiv në zhvillimin e tyre dhe pengimin e sjelljeve të pamira.

62 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software