International Residence Katalog_Shqip

Zhvillimi mendor dhe fizik.- Larg izolimit dhe kufizimit të katër mureve, këndi i lojërave nxit më shumë entuziazëm te fëmijët. Ata bëhen më aktivë, gjë që i bën kockat e tyre më të forta dhe rrit nivelin e aktivitetit fizik. Gjithashtu ndihmon të djegin energji shtesë duke ndikuar në rritjen e tyre të përgjithshme. Të qëndruarit jashtë dhe argëtimi nxisin dhe ndihmojnë imagjinatën krijuese të fëmijëve. Liria e lojës në natyrë bën që fëmijët të çlirojnë energjinë e grumbulluar, ta zbusin monotoninë ose mërzinë nga qëndrimi i gjatë ulur. Aktivitetet në natyrë i bëjnë të vegjlit më të qetë duke ndihmuar kështu edhe përqëndrimin e tyre në klasë. Hapësirat e jashtme ndihmojnë fëmijët të dalin natyrshëm nga “lëvozhga” e tyre dhe të jenë më socialë. Kjo do të thotë që ata do të jenë më të gatshëm për t’u bashkuar në lojëra dhe aktivitete si dhe për të biseduar me fëmijë të tjerë e për të gjetur miq të rinj. Kjo ndihmon të vegjlit të zhvillojnë aftësi sociale për të ndërveprojnë me fëmijët e tjerë larg mbikëqyrjes së të rriturve.

67 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software