International Residence Katalog_Shqip

Muret ndarëse mes njësive banesore

Muret ndarëse brenda njësise banesore

Përveç mureve, për çështjen e akustikës është menduar edhe në pjesën e dyshemesë, pra mes katesh, ku do të punohet edhe shtresa për izolim termik dhe akustik me trashësi minimale 5 cm. Si përfundim, kompleksi ynë banesor ofron mbrojtje akustike nga të gjitha anët e banesës suaj, e kjo do të thotë se ju nuk do të ndiheni të kufizuar në lëvizje apo prej zërimit/akustikës brenda ambientit privat. Ky fakt ju jep rehati si juve ashtu edhe fqinjëve sepse nuk do cenohet privatësia e asnjërit prej jush. Synimi i investitorëve dhe projektuesit është që zhurmat në përgjithësi të kontrollohen në maksimum për të siguruar kushte të rehatshme të jetesës për banorët tanë.

POMPAT TERMIKE Të gjitha njësitë banesore të Kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të pajisen me sistemin më efiçient në treg për ngrohje/ftohje dhe me pompat termike, të cilat në kuadër të sistemit ofrojnë bojlerë me ujë sanitar nga 180 deri 210 litra ujë për njësi. Sipas ekspertizës së ofruar nga ekspertë të fushës, ky lloj burimi i energjisë do të mundësojë ngrohje/ftohje me kosto mesatare vjetore, e cila nuk do të kalojë shifrën 100€/në muaj për njësitë tipike në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE”.

73 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software