International Residence Katalog_Shqip

Rregullat e mirëmbajtjes për banorët dhe shfrytëzuesit e hapësirave në International RESIDENCE Banorët, shfrytëzuesit dhe pronarët e banesave dhe të lokaleve në kuadër të kompleksit InternationaL Residence, do të njoftohen me rregullat e mirëmbajtjes me rastin e nënshkrimit të kontratës së shitblerjes së njësisë, në të cilën do të përfshihen të gjitha kushtet dhe rregullat e mirëmbajtjes. Investitorët do të mirëmbajnë ndërtesat deri në përfundimin e projektit, pastaj në bashkëpunim me banorët dhe shfrytëzuesit do të formojnë OJQ-në si organ kryesor menaxhues i mirëmbajtjes. Që projektuesit tanë janë unikë dhe kanë menduar deri në detaje për komoditetin dhe mirëqenien e banorëve të kompleksit tonë , e dëshmon edhe fakti se si askund tjetër në vend, janë projektuar kthina të veçanta brenda ndërtesave - të klimatzizuara, që do të shërbejnë për hedhje të mbeturinave, të cilat do të jenë të vendosura pranë ashensorëve për të siguruar rrugë sa më të shkurtër deri tek ajo pjesë.

75 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software