International Residence Katalog_Shqip

RËNDËSIA E NDRIÇIMIT NATYRAL

Ambientet tona të përditshme kanë një ndikim të fuqishëm në gjendjen tonë emocionale dhe në humorin tonë. Një dhomë e errët ngjall ndjenja depresioni, ndryshe nga një hapësirë e ajrosur dhe e mbushur me dritë. Nivelet e pamjaftueshme të dritës natyrore në hapësira banuese mund të nxisin stresin dhe ankthin. Studimet tregojnë se një mjedis i shëndetshëm dhe i këndshëm mund të bëjë më shumë sesa thjesht të përmirësojë humorin tuaj - ai në fakt ndikon në sistemin tuaj imunitar dhe shëndetin fizik. Ai është çelësi për mirëqenien tonë fizike dhe psikologjike, dhe këtë do t’ua mundësojnë banesat e International Residence.

Ekspozimi ndaj dritës natyrore ndihmon trupin tonë të prodhojë vitaminën D, të përmirësojë ritmet cirkadiane (një proces i brendshëm natyror që rregullon ciklin gjumë-zgjim dhe përsëritet çdo 24 orë), ndihmon të përqendrohemi, të japim më shumë nga vetja, madje ndikon të ndihemi më mirë e me humor. Këtë mirëqenie gjithsesi do t’ua mundësojnë banesat International Residence.

16 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software