International Residence Katalog_Shqip

Ndër vlerat kryesore në projektimin e njësive banesore, arkitektët i kanë menduar pikërisht dimensionet e mëdha të dritareve, duke siguruar ndriçim dhe diellosje të mjaftueshme në të gjitha kthinat e njësisë banesore. Sipas Feng Shui-it, dhoma e gjumit është dhoma më e rëndësishme në shtëpi. Trupi duhet të jetë në gjendje të ripërtërihet pas një dite të gjatë me plot aktivitete, në mënyrë që mendja të pushojë e të jetë e gatshme për ditën e re dhe aktivitetet e çdoditshme. Një dhomë gjumi me dimensione të mëdha, siç i kanë banesat e International Residence, ju ofron edhe kënaqësinë që të mos kufizoheni rreth dimensionit të shtratit që ju përshtatet. E ajo që shumica prej nesh duam është një shtrat i madh mbi të cilin do të lëshojmë peshën dhe hallet tona.

28 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software