International Residence Katalog_Shqip

PRIVATËSIA Ne kemi i kushtuar kujdes të veçantë sigurimit të hapësirës së mjaftueshme për çdo bllok apartamentesh nga të gjitha anët, duke mos i vendosur ato shumë afër njëra-tjetrës Kjo u siguron banuesve mundësi për të parë e për të shijuar pamje të mjaftueshme të rrethinës. Për të krijuar vëllim dinamik nga jashtë dhe intimitet ndërmjet banesave nëpër kate të ndryshme, projektuesi ka planifikuar rrotullimin e katit tjetër sipër për 90 gradë. Secila njësi i ka së paku dy pamje, pra dy orientime të tilla.

Hapjet e mëdha i mundësojnë secilës njësi ndriçim dhe diellosje deri në sipërfaqet më të thella hapësirës së brendshme. Kompleksi ynë banesor ofron edhe tarraca individuale, siç janë te banesat e veçanta nën çati ose të njohura si penthouse, për t’u mundësuar banorëve privatësi më të madhe. Penthouse-et janë të përsosura për dikë që dëshiron sigurinë dhe komoditetin e një banese, të ngjashme me veçoritë dhe hapësirat e kopshtit që kanë shtëpitë private.

41 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software