International Residence Katalog_Shqip

Afarizmi

Afarizmi si hapësirë e rëndësishme brenda kompleksit, lehtëson dhe pasuron jetën e banorëve, por jep edhe mundësi për zgjerimin e bizneseve të ndryshme, në varësi të veprimtarive. Hapësira për afarizëm është projektuar për të ushtruar veprimtari biznesi të nevojshme apo shërbime të ngjashme të pa zhurmshme për banorët Përveç banorëve të INTERNATIONAL RESIDENCE, në hapësirën për afarizëm do të kenë qasje edhe qytetarët e tjerë, por me një hyrje krejtësisht të veçantë të jashtme.

Hapësira e afarizmit do të ketë bankë, barnatore, furrë buke, lokale dhe çdo veprimtari që nuk do të prish qetësinë e lagjes.

Një hyrje kah rruga “Nekibe Kelmendi” është hyrje në parkingun e projektuar ekskluzivisht për nevojat e afarizmit.

Prania e hapësirës afariste brenda kompleksit do të jetë një vlerë e shtuar që do t’u kursejë shumë kohë dhe energji sidomos banorëve, sepse do të kenë gjithçka që iu duhet brenda zonës së banimit.

43 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software