International Residence Katalog_Shqip

PISHINA GJYSMË-OLIMPIKE Një tjetër vlerë e shtuar e kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” është pishina e projektuar në kuadër të suterrenit të ndërtesës nr. 6, me orientim juglindje dhe Jug, që ofron një ambient të pasur për rekreacion dhe për edukimin-trajnimin e fëmijëve të të gjitha grup-moshave, të cilët mund të vijnë të organizuar nga kopshti i fëmijëve. Përveç pishinës gjysmë-olimpike, do të ketë një pishinë të vogël për fëmijët e vegjël. E shtrirë në një sipërfaqe prej 1,228 m², kjo pishinë do ta ketë hyrjen e veçantë të kontrolluar me recepsion, ku të drejtë shfrytëzimi të barabartë do të kenë si banorët e lagjes, ashtu edhe vizitorët e jashtëm.

Pishina mund të shfrytëzohet vetëm ose me familje dhe miq. Pishinat mund të bëhen nxitje që njerëzit të lënë divani, të largohen nga kompjuteri ose të heqin nga dora pajisjen kontrolluese të video lojërave. Në vend që t’i lejoni fëmijët të qëndrojnë me telefon ose kompjuter gjatë gjithë ditës, mund të zbuloni se ata do të kënaqen po aq shumë edhe me një orë noti. Kujdes i veçantë i është kushtuar trajtimit të ujit dhe ajrimit të këtyre pishinave, për të cilat janë angazhuar grupe të ndryshme të ekspertëve ndërkombëtarë, për të ofruar ekspertiza profesionale në shërbim të mirëqenies së shfrytëzuesve. Shfrytëzimi i pishinës përcaktohet me rregullat përkatëse.

P ishina

pishina e femijeve

53 CC APARTMENTS ©2022

Made with FlippingBook Digital Publishing Software