Mirëmbajtja në INTERNATIONAL RESIDENCE Mirëmbajtja është ndër elementet kryesore që, përveç se ua zgjat jetën objekteve, ajo i bën të dukshme të mirat e projektit, e mbi të gjitha, ambientin e jetës e bën vend të këndshëm për të jetuar. Ky element është trajtuar dhe do të trajtohet me saktësi nga ideatorët dhe krijuesit e këtij kompleksi. SIGURIA Të gjitha ndërtesa banesore do të pajisen me sistem të kontrolluar të hyrjeve-daljeve, ashensorë si dhe sistem monitorimi 24h/7. Aplikacioni për mirëmbajtje dhe komunikim të banorëve - do të krijohet për t’u ofruar banorëve komunikim dhe përditësim për çdo gjë që do të ndodhë në lidhje me kompleksin dhe mirëmbajtjen e tij. Banorët, gjithashtu, do të informohen për aktivitetet, pagesat e mirëmbajtjes si dhe për çdo shkelje eventuale nga banorët apo shfrytëzuesit i banesave/lokaleve.
Po kështu, banorët e katit të pestë, do të kenë qasje vetëm në sustën nr. 5 të ashensorit dhe do të mund ta hapin derën emergjente nga ana e shkallëve vetëm në katin e pestë. Ky është një hap shtesë i mirëmenduar për sigurinë e vetë banorëve. Për të ruajtur privatësinë e banorëve në masën më të madhe të mundshme, ne do të përpiqemi që askush të mos ndihet i cenuar dhe i pasigurt. Instalimi i kamerave në zonat e përbashkëta do të ndihmojë parandalimin e keqbërësve, nëse ndonjëri eventualisht arrin të hyjë në ndërtesë pas ndonjë banori. Sistemi i mbikëqyrjes me kamera mbron pronën dhe banorët duke reduktuar vjedhjet dhe vandalizmin. Vlerësohet se vetëm prania e kamerave mund të reduktojë aktivitetin kriminal. Megjithatë, nëse ndodhin krime pronësore, zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë më shumë gjasa t’i kapin dhe ndjekin penalisht autorët kur ata kanë prova me video. INTERNATIONAL RESIDENCE - MJEDIS I SIGURT
74 CC APARTMENTS ©2022
GSPublisherVersion 0.8.100.100
Made with FlippingBook Digital Publishing Software