International Residence Katalog_Shqip

rESIDENCE International

“Architecture is really about well-being. I think that people want to feel good in a space… On the one hand it’s about shelter, but it’s also about pleasure.” – Zaha Hadid

NATIONAL R ESIDENCE

INTE

Do të jetë një qytet i vogël që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e një jete cilësore. Falë frymëzimit të arkitektëve në relievin e lokacionit dhe në vijat e majave të maleve të Sharrit, peizazhi i Kompleksit është trajtuar në një frymë të tille, që t’u ofrojë banorëve një mjedis sa më të përshtatshëm për zhvillimin dhe plotësimin e nevojave thelbësore të jetës brenda kompleksit. powered by CC APARTMENTS

designed by Laguarda.LOW

Based in New York, USA, Laguarda.Low is an award-winning international architectural practice founded in the year 2000 by a closely-knit group of design-oriented architects with many years of shared knowledge and experience. Our practice spans the globe with projects designed and realized in over 25 countries on five continents.

Mirë se vini

Qëllimi ynë është i thjeshtë: t’i tejkalojmë pritshmëritë tuaja!

Kompleksi “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të jetë një qytet i vogël që ofron të gjitha shërbimet e nevojshme për zhvillimin e një jete cilësore. Kompleksi do të jetë pjesë e Planit Urban Rregullues Prishtina e Re – Zona Qendër, që përfshin sipërfaqen prej 360 ha dhe gjendet në pjesën lindore periferike të Prishtinës. Zhvillimi i qendrës së qytetit – boshti urban, ofron tokë ndërtimore për funksione qendrore të qytetit me qasje të mirë: për tregti me pakicë (shopping), zyra, universitet, spital dhe për rekreacion. Gjithashtu, kompleksi siguron edhe hapësira për qëllime të ndryshme kulturore, si kinema, muze, operë, etj.

01 CC APARTMENTS ©2022

CC APARTMENTS

Projektuesi

Privatësi dhe siguri absolute për banorët, atmosferë pritëse për miqtë.

LAGUARDA.LOW ARCHITECTURE PLANNING URBAN DESIGN

Përmbajtja

06.

BANIMI NË IR Ofron stil jetese ndryshe dhe ndjesinë e të qenit brenda qytetit ku nuk mungon asgjë për familjen tuaj, por larg kaosit të qendrës. KUZHINA & TRYEZARIA Kuzhinat e mëdha dhe shumë praktike me hapësirë të mjaftueshme. BANESA TIPIKE LOBBY / KORIDORI I mobiluar për të krijuar një kënd të pritjes, ku banorët do të mund të zhvillojnë takime pa pasur nevojë HYRJA DHE PRITJA Secila ndërtesë banimi e ka të projektuar hyrjen kryesore me një Lobby. që ta shqetësojnë rehatinë e familjes brenda në banesë. PROJEKTUESI Përshkrimi i projektit dhe ideja e projektuesit. Krijimi i planimetrive modulare mundëson fleksibilitet dhe lehtësi për të bërë kombinime sipas dëshirës.

26.

BANJAT Banjat të kompletuara, me dizajn DHOMAT E GJUMIT Dhomat e gjumit të mëdha me ballkon, gardërobë dhe banjë brenda.

DISA FJALE TE AUTORIT LAGUARDA.LOW

08.

29.

Based in New York, USA, Laguarda.Low is an award- winning international architectural practice founded in the year 2000 by a closely- knit group of design-oriented architects with many years of shared knowledge and experience. Our practice spans the globe with projects designed and realized in over 25 countries on five continents. Based in New York, USA, Laguarda.Low is an award-winning international architectural practice founded in the year 2000 by a closely- knit group of design-oriented

PEIZAZHI Ndërtesat nëntëkatëshe janë pozicionuar rreth perimetrit në lokacionin me topografi të minimalist, elegante dhe funksionale, me material të qëndrueshëm.

12.

32.

shkallëzuar për të formuar një oborr qendror me peizazhe të bukura në shërbim të komunitetit.

14.

36.

PARKINGU Të gjitha parkingjet janë nëntokësore dhe lehtësisht të

20.

PRIVATËSIA Njëra ndër arsyet kryesore që i bën njerëzit të hezitojnë të zgjedhin banesë në vend të shtëpisë, është mungesa e privatësisë. qasshme. Çdo njësi banesore i ka nga dy vend-parkingje, dhe secila do t’i ketë së paku gjashtë vend- parkingje të caktuara vetëm për mysafirë.

architects with many years of shared knowledge and

experience. Our practice spans the globe with projects designed and realized in over 25 countries on five continents.

24.

39 .

02 CC APARTMENTS ©2022

Banimi

Fasilitetet

56.

66.

SPA DHE WELLNESS International Residence posedon edhe SPA-në e organizuar me të gjithë pjesët përbërëse. Po ashtu është planifikuar edhe një hapësirë e madhe për palestër dhe Yoga.

SPORT / REKREACION

& shërbimet

MIRËMBAJTJA / SIGURIA Mirëmbajtja dhe siguria janë trajtuar e do të trajtohet me kujdesin maksimal nga ideatorët dhe krijuesit e këtij kompleksi. AKUSTIKA Synimi ynë është që zhurmat, në përgjithësi, të kontrollohen në maksimum për të siguruar kushte të rehatshme jetese për banorët tanë. FASADA / ENERGJIA Në kompleksin International Residence do te instalohen sistemet fotovoltaike dhe do te shfrytëzohet energjia e tyre. aktivë, por edhe një shans për të njohur natyrën dhe për t’u shoqëruar me moshatarët. Të luash në park është një “rit” i fëmijërisë. Nuk është vetëm një mundësi për të qenë

42.

MARKETI Ndodhet në boshtin më të

AFARIZMI NE IR Katet e para të ndërtesave brenda kompleksit janë të destinuara për afarizëm dhe do t’u shërbejnë banorëve por edhe vizitorëve të jashtëm. përshtatshëm për qasje të lehtë për të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit e lagjes për të plotësuar të gjitha kërkesat. PISHINA Pishina gjysmë-olimpike dhe ajo për fëmijë ofrojnë ambient të pasur për rekreacion dhe edukim, me kualitet të lartë higjienik. Përveç banorëve, shfrytëzimi do t’u lejohet edhe vizitorëve të jashtëm. lagjes dhe më gjerë. Ka edhe oborr të mjaftueshëm për aktivitete të jashtme të të vegjëlve dhe parking nëntokësor për prindërit. KOPSHTI I FEMIJËVE Me sipërfaqe prej 1,042 m², kopshti i fëmijëve brenda kompleksit do të jetë në shërbim të banorëve të

60.

FITNESI Palestra brenda kompleksit do të

70.

43.

PARKU / GJELBËRIMI Përveç tarracave dhe ballkoneve të gjelbëruara private, banorët kanë qasje në kopshte, parqe, kënde lojërash dhe sheshe të shumë hapësirave të rregulluara në natyrë. përmbajë pajisje të markave të fundit, të cilat do të inkurajojnë një mënyrë jetese aktive. QENDRA E KOMUNITETIT International Residence Ka edhe qendrën dykatëshe për Komunitet, me mbi 400m².

62.

72.

48.

74.

64.

52 .

03 CC APARTMENTS ©2022

“ N e sjellim një ajër të pastër ndryshimi në jetën tuaj”

04 CC APARTMENTS ©2022

8

Objekte banimi te lidhura mes vete

265

Njesi banimi, tipologji e ndryshme

2.65ha

Siperfaqe ndertimore

857

Vendparkingje per banoret dhe fasilitetet e IR

05 CC APARTMENTS ©2022

LAGUARDA.LOW ARCHITECTURE PLANNING URBAN DESIGN

06 CC APARTMENTS ©2022

INTERNATIONAL RESIDENCE Prishtina, Kosovo

At LAGUARDA.LOW ARCHITECTS, our philosophy of design embraces each project’s unique context and specific parameters. We do not adhere to any singular architectural style. We design places that enrich the human experience. International House is such a project. International Residence is a dynamic collection of eight multi-family residential buildings set amidst the rolling hills to the southeast of Prishtina’s center. The overall design is conceived from the dramatic site topography, the individual blocks articulated in a contemporary collage that reflects their surroundings. The nine-story buildings are positioned around the site’s undulating perimeter to form a central landscaped communal courtyard. Modern residential units with understated luxury rotate and stack within each block to assure at least two exposures for view and natural light. The unique rotation and stacking of units generate both terraces and balconies for virtually every residence. In short, the contemporary, modern design elevates one’s living experience, offering a dynamic atmosphere that reflects today’s international lifestyle. Materially, International Residence is composed of sleek contemporary finishes with great attention to detail, both inside and out. In the modern tradition, glass and metal are used carefully to identify form and function. Stone and wood are used specifically for scale and warmth. The color palette throughout is light and elegant, ranging subtly between white and earth tones, accented when necessary by dark mullions, doors, and roofs. International Residence offers a range of residential layouts from duplex townhouses to luxury flats to penthouse apartments. In addition to verdant private terraces and balconies, residents have access to numerous curated outdoor spaces – gardens, parks, playgrounds, and plazas. Additional amenities include a sports court, a fitness center with pool, a community center, kindergarten, leisure, and multiple lounge and social spaces, both inside and out. The commercial offer on site compliments the residential development with boutique fashion, food & beverage, and service stores in addition to a boutique supermarket. With an eye to a sustainable future, International Residence incorporates an all-encompassing eco- friendly strategy. The complex utilizes both active and passive solar energy as well as a rainwater collection system. Individual units are filled with natural light from at least two exposures and a radiant floor heating system is used throughout.

Në studion projektuese LAGUARDA.LOW ARCHITECTS, filozofia jonë e projektimit përqafon kontekstin unik të secilit projekt dhe parametrat specifikë. Ne nuk i përmbahemi asnjë stili arkitektonik unik. Ne hartojmë vende që pasurojnë përvojën njerëzore. “International Residence” është një projekt i tillë. “International Residence” është një koleksion dinamik i tetë ndërtesave të banimit shumë- banesorë të vendosura në mes kodrave që shtrihen në juglindje të Prishtinës së re Zona Qendër. Dizajni i përgjithshëm është konceptuar nga topografia e zonës dramatike, blloqet individuale të artikuluara në një kolazh bashkëkohor që pasqyron rrethinat e tyre. Ndërtesat nëntë katëshe janë pozicionuar rreth perimetrit në lokacionin me topografi të shkallëzuar për të formuar një oborr qendror me peizazhe te bukura në shërbim të komunitetit. Njësitë moderne të banimit luksoz rrotullohen dhe grumbullohen brenda secilit bllok për të siguruar të paktën dy pamje dhe dritë natyrale. Rrotullimi dhe zhvendosja unike e njësive gjenerojnë dritë dhe pamje në të dy tarracat dhe ballkonet për pothuajse çdo njësi banesore. Me pak fjalë, dizajni bashkëkohor, modern, ngrit në tjetër nivel ndjenjën e të jetuarit, duke ofruar një atmosferë dinamike që pasqyron stilin e jetës së sotme ndërkombëtare. “International Residence” ofron një gamë të ndryshme të banimit nga banesat duplex deri tek banesat luksoze, dhe penthouse. Përveç tarracave dhe ballkoneve të gjelbërta dhe private, banorët kanë qasje në hapësira të shumta të kuruara - kopshte, parqe, shesh lojrash dhe pasazhe. Pajisjet shtesë përfshijnë një teren sportiv, një palestër me pishinë, një qendër të komunitetit, kopshtin e fëmijëve, dhe hapësira të shumta sociale, brenda dhe jashtë. Hapësira afariste e pasuron dhe e mbështet zhvillimin e banimit me dyqane mode, ushqim dhe pije, dyqane shërbimesh dhe një Market i cili është shërbim permanent në Kompleks. Me vizion për një të ardhme të qëndrueshme, “International Residence” përfshin një strategji gjithëpërfshirëse eko-miqësore. Kompleksi shfrytëzon energji diellore aktive dhe pasive, si dhe një sistem grumbullimi të ujërave të shiut. Njësitë individuale janë të mbushura me dritë natyrale nga të paktën dy anët dhe një sistem ngrohje-ftohje në dysheme. Të banosh dhe të jesh pjesë e “International Residence” nenkupton të bëhesh pjesë e Dizajnit të fundit inovativ të zhvillimit të jetës.

To call International Residence home is to inhabit the latest in design innovation.

LAGUARDA.LOW ARCHITECTS.

07 CC APARTMENTS ©2022

Secila kullë banimi do të ketë Lobby të mobiluar për të krijuar një kënd të pritjes me sipërfaqe 65-80 m 2 , ku banorët do të mund të zhvillojnë takime pa pasur nevojë që ta shqetësojnë rehatinë e familjes brenda në banesë. HYRJA DHE PRITJA

adresa: rr. Nekibe Kelmendi tel: +383 49 477 200 e-mail: info@international-residence.com

08 CC APARTMENTS ©2022

LOBBY Lobby eshte nje ambient ku banoret do ta shfrytezojne per pritje e takime.

09 CC APARTMENTS ©2022

rESIDENCE International

10 CC APARTMENTS ©2022

11 CC APARTMENTS ©2022

Dyshemetë në hapësirat e përbashkëta, korridoret, hyrjet dhe lobby-t do të mbulohen me teraco me koe cient adekuat të fërkimit dhe të rrëshqitshmërisë.

Për komunikim vertikal do të shërbejnë dy ashensorë të mëdhenj për 15 persona për secilën ndërtesë, si dhe shkallët emergjente që ndriçohen nga dritarja në çati, pra me ndriçim zenitor.

Qasja do jetë posaçërisht e lehtë edhe për personat me aftësi të ku zuara, të cilët do të mund të lëvizin lirshëm dhe pa pengesa në çdo pjesë të objektit si brenda ashtu edhe në ambientet e jashtme.

KORIDORET NË BANIM LOBBY

Çdo hyrje e ka erë-mbrojtësin e vet, që shërben për kontrollimin e hyrjes dhe qasjen e dispeçerëve dhe postierëve në njehsorët elektrikë dhe në kutitë postare. Pjesa e Lobby-t do të mobilohet për të krijuar një kënd të pritjes, ku banorët e secilës ndërtesë mund të zhvillojnë takime. Ndërsa, në veçanti ndërtesa nr. 4, në Lobby-n e saj, përveç këndit të pritjes, do të ketë edhe këndin e informacionit - recepsionit, që do të jetë në shërbim të të gjithë banorëve.

12 CC APARTMENTS ©2022

LOBBY &

KORRIDORET

Qasjet e banorëve në ndërtesa do të mbikëqyren me sistem digjital të kontrollimit të hyrjeve, që do të thotë banorët e një ndërtese nuk do të kenë qasje në shkallët, ashensorët dhe Lobby-t e ndërtesës tjetër. Një ndër elementet më të rëndësishme në një kompleks banimi është komunikimi, vijat e lëvizjeve, dhe organizimi i tyre në drejtime dhe pozicione të natyrshme, e kjo ka ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien dhe kualitetin e përgjithshëm të jetës brenda një komuniteti të vogël.

Hyrjet

13 CC APARTMENTS ©2022

QENDRIMI DITOR

DRITARET

N ë hapësirat e banimit do të realizohen nga profile të PVC-së, të cilat përveç elegancës së profilit, ofrojnë edhe koeficient të lartë termik dhe funksion jetëgjatë dhe qëndrueshmëri.

Arkitektët, ndër vlerat kryesore në projektimin e njësive banesore, i kanë menduar dimensionet e mëdha të hapjeve - dritareve, duke siguruar ndriçim dhe diellosje të mjaftueshme në të gjitha kthinat e njësisë banesore. Po kështu, qëndrimi ditor në banesën tipike ka ndriçim dhe pamje në dy drejtime. Instalimi i dritareve do të bëhet me sistemet e fundit sipas metodës “RAL- Montage“. Për të kontrolluar dritën e jashtme në ambientet e njësive banesore, do të instalohen sistemet e brisoleve me eta alumini të pajisura me motor. Gjithashtu, të gjitha këto pajisje do ta kenë infrastrukturën e gatshme për të instaluar sistemin Smart Control.

14 CC APARTMENTS ©2022

Ndriçimi i mjaftueshëm si dhe privatësia janë tema që janë trajtuar me shumë kujdes nga projektuesi.

DYSHEMETË

Në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE” do të trajtohen me kujdes të veçantë dyshemetë. Shtresa për nivelizim e dysheme do të punohet sipas standardit të dyshemesë notuese, me shtresën rrafshuese 6 cm dhe shtresën për izolim termik e akustik me trashësi minimale 5 cm. Shtresat përfundimtare të dyshemesë do të realizohen në varësi të dedikimit të asaj hapësire. Qëndrimi ditor brenda njësive banesore do të trajtohet me parket industrial të klasës së parë nga prodhues evropianë.

" JYSK është zinxhir ndërkombëtar i shitjes me pakicë që shesin 'gjithçka për shtëpinë'. JYSK është në pronësi të familjes që qëndron prapa Lars Larsen Group. Themeluesi, Lars Larsen, njihet në mbarë Danimarkën si tregtar lider, i cili gjithnjë e ka një ‘ofertë fantastike'."

15 CC APARTMENTS ©2022

RËNDËSIA E NDRIÇIMIT NATYRAL

Ambientet tona të përditshme kanë një ndikim të fuqishëm në gjendjen tonë emocionale dhe në humorin tonë. Një dhomë e errët ngjall ndjenja depresioni, ndryshe nga një hapësirë e ajrosur dhe e mbushur me dritë. Nivelet e pamjaftueshme të dritës natyrore në hapësira banuese mund të nxisin stresin dhe ankthin. Studimet tregojnë se një mjedis i shëndetshëm dhe i këndshëm mund të bëjë më shumë sesa thjesht të përmirësojë humorin tuaj - ai në fakt ndikon në sistemin tuaj imunitar dhe shëndetin fizik. Ai është çelësi për mirëqenien tonë fizike dhe psikologjike, dhe këtë do t’ua mundësojnë banesat e International Residence.

Ekspozimi ndaj dritës natyrore ndihmon trupin tonë të prodhojë vitaminën D, të përmirësojë ritmet cirkadiane (një proces i brendshëm natyror që rregullon ciklin gjumë-zgjim dhe përsëritet çdo 24 orë), ndihmon të përqendrohemi, të japim më shumë nga vetja, madje ndikon të ndihemi më mirë e me humor. Këtë mirëqenie gjithsesi do t’ua mundësojnë banesat International Residence.

16 CC APARTMENTS ©2022

MUND TA RRISË VLERËN E BANESËS TUAJ

KURSIM ENERGJIE DHE TË PARAVE Kjo është e ditur, por ia vlen të thuhet këtu gjithsesi. Ndriçimi natyror strategjik mund të zvogëlojë kostot e energjisë elektrike sepse ndihmon në ngrohjen ose ndriçimin e një hapësire pa përdorur rrymë. Një hapësirë me ndriçim natyror do t’ju ndihmojë të jeni më produktiv sesa një mjedis pune me ndriçim artificial.

Është e vërtetë se dritaret rrisin vlerën e një shtëpie. Një studim i kryer nga Building Technology Innovations zbuloi se rritja e dritës natyrore e bën një hapësirë me qira të duket më e madhe dhe më e hapur e për rrjedhojë rrit gatishmërinë e njerëzve për të paguar më shumë. Plus, nëse keni një pamje të mrekullueshme, ato dritare të mëdha do ta shfaqin këtë në mënyrën më të mirë!

17 CC APARTMENTS ©2022

“Ndryshimi po vjen, ndjeje”

18 CC APARTMENTS ©2022

A IA VLEJNË BANESAT LUKSOZE?

E vërteta është se banesat e International Residence mund të ofrojnë shumë më tepër sesa thjesht rehati dhe hapësira elegante banimi. Ato ju mundësojnë lehtësira pa të cilat ju do të bënit rrugë shtesë jashtë kompleksit dhe do të paguanit ekstra, bashkë me paqen e paçmueshme mendore që po jetoni në një komunitet të qetë e të sigurt . Apartamentet bashkëkohore njihen për lokacionin e tyre të përzgjedhur. Kjo ka ndodhur edhe me ato të International Residence, të cilat ndodhen në një zonë të përshtatshme e të qetë, nga ku banorët do të kenë qasje të lehtë me të gjitha pjesët kryesore të qytetit. Të gjitha ngjyrat dhe stilet e IR janë krijuar për të plotësuar njëra-tjetrën duke krijuar kështu ndjenjën e harmonisë dhe të estetikës. Në një apartament luksoz në International Residence të gjitha komoditetet e ofruara e bëjnë të lehtë edhe miqësinë me fqinjët. Banorët do të jenë të rrethuar nga ata që e duan vendin ku jetojnë dhe që kujdesen për kompleksin po aq sa ata! Më e mira nga të gjitha, ju mund të krijoni shoqëri me të tjerët që kanë interesa të ngjashme dhe ndajnë të njëjtën kulturë si ju.

19 CC APARTMENTS ©2022

“Kafja e mëngjesit në International RESIDENCE shijon ndryshe..”

20 CC APARTMENTS ©2022

Kuzhina &

Tryezaria

21 CC APARTMENTS ©2022

TIME OFF.

Kush nuk do të donte të gatuante në një hapësirë të tillë? Të mos flasim pastaj për faktin se të gjithë përbërësit ushqimorë që më duhen i kam “dy hapa” larg - në marketin e kompleksit.

22 CC APARTMENTS ©2022

23 CC APARTMENTS ©2022

K 04

2

5

1/150

OBJEKTI 1

Ballkoni 22.2 m 2

Depo 2.5 m 2

Ballkoni 7.2 m 2

POMPA TERMIKE

Dhome gjumi 15.6 m 2

Kuzhina 12.9 m 2

Qendrimi Ditor dhe tryezaria 33.7 m 2

Dhome gjumi 18.2 m 2

Banjo 8.2 m 2

Qendrimi Ditor dhe tryezaria 33.7 m 2

Utiliti A: 2.8 m 2

Dhome gjumi 29.7 m 2

Korridor 18.2 m 2

Kuzhina 12.9 m 2

Banjo 5.3 m 2

Dhome gjumi 15.5 m 2

Utiliti A: 2.8 m 2

Wc 3.9 m 2

Ballkoni 22.2 m 2

F

E

Wc 3.9 m 2

Depo 2.5 m 2

403

Banjo 8.2 m 2

Ballkoni 6.6 m 2

Korridor 18.2 m 2

Dhome gjumi 30.4 m 2

Banjo 5.1 m 2

Dhome gjumi 18.0 m 2

Dhome gjumi 18.2 m 2

401

404

Banjo 5.1 m 2

20

19

1

Dhome gjumi 30.7 m 2

18

2

17

3

Korridor 24.9 m 2

16

4

15

5

Ballkoni 6.6 m 2

6

Banjo 8.2 m 2

Depo 2.5 m 2

Wc 3.9 m 2

Ballkoni 22.2 m 2

E

F

Dhome gjumi 15.5 m 2

Utiliti A: 2.8 m 2

Wc 3.9 m 2

Banjo 5.1 m 2

Kuzhina 12.9 m 2

Utiliti A: 2.8 m 2

Korridor 21.8 m 2

Banjo 8.2 m 2

Dhome gjumi 28.7 m 2

Qendrimi Ditor dhe tryezaria 33.7 m 2

Qendrimi Ditor dhe tryezaria 33.7 m 2

Kuzhina 12.9 m 2

Dhome gjumi 17.9 m 2

Dhome gjumi 15.5 m 2

POMPA TERMIKE

Ballkoni 7.2 m 2

Depo 2.5 m 2

Ballkoni 22.3 m 2

BANESA TIPIKE “Architecture is really about well-being. I think that people want to feel good in a space. On the one hand it’s about shelter, but it’s also about pleasure” - Zaha Hadid. emri i projektit: project name: investitor: investor: projectues: projected by:

GSPublisherVersion 0.0.100.9

24 CC APARTMENTS ©2022

Banimi në “International RESIDENCE” ofron stil jetese ndryshe dhe krijon ndjesinë e të qenit brenda qytetit ku nuk mungon asgjë për familjen tuaj, por larg kaosit të qendrës.

25 CC APARTMENTS ©2022

DHOMAT E GJUMIT Atë që mund të keni adhuruar te dhomat unike e të gjera, me plot dritë dielli - të shfaqura në projektet filmike ndërkombëtare, ne e kemi sjellë në Prishtinë. International Residence ka menduar në detaje që për atë pjesë të jetës sonë - një të tretën e saj – pra gjumin, të mundësojë qetësinë e rehatinë e nevojshme të pa penguar nga zhurmat e fqinjëve ose nga ato që vijnë nga jashtë jashtë. Këtë e mundësojnë dyert dhe dritaret, edhe pse dimensione më të mëdha se ato standarde në vendin tonë, pengojnë akustikën e padëshiruar.

DYSHEMEJA e dhomave të fjetjes do të mbulohet tërësisht me tepih sipas sistemit mur-mur, me produkte antibakterore të përshtatshme për banim. Kjo i jep një ndjenjë butësie lëvizjeve nëpër dhomë dhe krijon atmosferë privatësie e ngrohtësie, si dhe qetësinë e nevojshme për një gjumë të lehtë e të qetë.

26 CC APARTMENTS ©2022

MURET E BRENDSHME Ndarjet e brendshme ndërmjet njësive banesore si dhe ndarjet brenda njësive do të realizohen me mure të thata nga pllakat e gjipsit, sipas standardeve të fundit të tregut. Këto mure ofrojnë izolim të lartë tingu llor, ndërsa nëpër pozita të caktuara do të instalohen mure me pllaka rezistente ndaj zjarrit. Pra, nuk është dhomë gjumi dosido. Ne kemi bërë të mundshmen që banorë e saj të përshtaten me hapësirën e mjaftueshme ku nuk e ndien asnjëherë ndjenjën e ngulfatjes apo të parehatisë se nuk ke ku t’i vendosësh mobiljet që dëshiron t’i kesh aty.

27 CC APARTMENTS ©2022

Ndër vlerat kryesore në projektimin e njësive banesore, arkitektët i kanë menduar pikërisht dimensionet e mëdha të dritareve, duke siguruar ndriçim dhe diellosje të mjaftueshme në të gjitha kthinat e njësisë banesore. Sipas Feng Shui-it, dhoma e gjumit është dhoma më e rëndësishme në shtëpi. Trupi duhet të jetë në gjendje të ripërtërihet pas një dite të gjatë me plot aktivitete, në mënyrë që mendja të pushojë e të jetë e gatshme për ditën e re dhe aktivitetet e çdoditshme. Një dhomë gjumi me dimensione të mëdha, siç i kanë banesat e International Residence, ju ofron edhe kënaqësinë që të mos kufizoheni rreth dimensionit të shtratit që ju përshtatet. E ajo që shumica prej nesh duam është një shtrat i madh mbi të cilin do të lëshojmë peshën dhe hallet tona.

28 CC APARTMENTS ©2022

BANJAT

Banja është hapësira më e përdorur në shtëpinë tuaj. Me trendet e fundit ajo projektohet sipas stilit minimalist dhe elegant. Kjo është rruga që është zgjedhur edhe në INTERNATIONAL RESIDENCE, ku do të gjeni banja me hapësirë të mjaftueshme dhe funksionale, të shoqëruara me ndriçim nga drita diellore dhe me sistem ajrimi natyror falë dritareve të mëdha. Pikë kyçe paraqet përzgjedhja e materialeve të qëndrueshme, estetike dhe të lehta për t’u pastruar. Dyshemeja do të mbulohet me gurë të kualitetit superior dhe që do t’ju mbrojnë nga rrëshqitjet.

29 CC APARTMENTS ©2022

MATERIALET Sipas planifikimit tonë gjithçka është dizajnuar dhe punuar me kujdes, përfshirë këtu instalimet moderne të teknologjisë së fundit. Lavamanët janë me dimensione të mëdha, të cilat i japin pamje bashkëkohore këtij ambienti, të punuara me mermer cilësor. Pjesa tjetër me rëndësi e banjës është ajo e dushit, e pajisur me material cilësor dhe i montuar në mur, duke krijuar pamje minimaliste por me funksion të lartë. Pllakat po ashtu janë një tipar i spikatur i dizajnit. Materiali i tyre cilësor jo velëm që i shton vlerë dhe funksion ambienti,t por krijon dhe një estetikë shprehëse dhe moderne.

Banjat në banesat e kompleksit International Residence janë të një niveli krejt tjetër, që nga funksionaliteti e deri te estetika. Ashtu si edhe në pjesët e tjera të banesave edhe banjat kanë ndriçim natyror të mjaftueshëm, çka e bën këtë ambient shumë të këndshëm. Gjatë dekadave të fundit i është dhënë më shumë rëndësi vetëkujdesit dhe relaksimit. Për këtë arsye, një hapësirë më e madhe e banjës jo vetëm që ju bën të ndiheni të çlodhur, por gjithashtu ju mundëson komoditet gjatë shfrytëzimit të saj. Sekreti i banjës sonë, pra, është lehtësia e përdorimit të saj. Një banjë e bukur, komode dhe funksionale ju mundëson të krijoni një strehë private ideale për pushim dhe relaksim të çdoditshëm. Meqenëse banja është një hapësirë që përdoret rregullisht, është e dëshirueshme të ketë pamje tërheqëse e moderne e të tilla janë banjat e kompleksit të banesave tona .

Banjën si hapësirë e veçantë, ku mund të pushohet edhe duke bërë dush, shumë njerëz dëshirojnë ta kenë sa më luksoze, prandaj banesat tona mundësojnë të plotësohen edhe këto kërkesa. Të zgjedhësh hapësirën më të madhe është shpesh më mirë kur bëhet fjalë për ndërtim dhe rimodelim modern. Me më shumë hapësirë mund të shtoni më shumë shërbime në banjën tuaj dhe për këtë arsye mund të përfitoni më shumë prej saj.

Hulumtimet tregojnë se kur jeni të relaksuar, rrahjet e zemrës suaj ngadalësohen, qarkullimi dhe presioni i gjakut, stresi dhe tensioni ulen. Ky relaksimi ndihmon edhe tretje pasi trupi ynë përthith lëndët ushqyese në mënyrë më efikase kur është i relaksuar, duke parandaluar kështu sëmundjet dhe infeksionet e shumta.

31 CC APARTMENTS ©2022

PEIZAZHI Falë frymëzimit të arkitektëve në relievin e lokacionit dhe në format dhe pozicioni i majave të maleve të Sharrit, peizazhi i Kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” është trajtuar në një frymë të tille, që t’u ofrojë banorëve një mjedis sa më të përshtatshëm për zhvillimin dhe plotësimin e nevojave thelbësore të jetës brenda kompleksit. Shtigjet e gjera, gjelbërimi, ndriçimi dhe mozaikët e gurëve, i japin një pamje të dëshirueshme peizazhit dhe, njëkohësisht, atmosferë të ngrohtë dhe funksionalitet të duhur.

Projekti i detajuar i peizazhit parasheh mbjelljen e gjelbërimit gjithnjë duke pasur parasysh përshtatshmërinë si të formës ashtu edhe të madhësisë. Në oborrin e brendshëm të kompleksit është planifikuar, gjithashtu, këndi i lodrave për fëmijë. Për ta plotësuar dhe për të vënë në dukje bukurinë e peizazhit, disenjuesit kanë projektuar ndriçim të jashtëm që u përshtatet madhësisë dhe llojit të gjelbërimit duke krijuar kështu mjedis atraktiv e të këndshëm për banuesit dhe shfrytëzuesit.

32 CC APARTMENTS ©2022

Prandaj, për dallim nga komplekse të shumta banesore në kryeqytet, për banorët e International Residence qëndrimi në ballkon ose vështrimi nga dritarja do të jetë kënaqësi në vete dhe ndjenjë shtëpie. Në pjesën veri-perëndimore të kompleksit është planifikuar një shesh, një pikë takimi për të gjithë vizitorët dhe shfrytëzuesit. Ky shesh do të jetë ndërmjet ndërtesave 3 dhe 4, ku është planifikuar që afarizmi në këtë zonë të jetë kryesisht i destinuar për shërbime të ngjashme të pazhurmshme.

Me pak fjalë, ky kompleks banesor ofron ndjesinë e qytezave të vogla skandinave për gjithë ata që e duan jetën urbane, por që pëlqejnë qetësinë dhe praninë e rregullave që kanë në bazë respektimin e mirëqenies e së banorëve.

33 CC APARTMENTS ©2022

PUNËT E DHEUT DHE GËRMIMIT

nentevellezerit.sh.p.k@gmail.com / +383 44 143 615 / +383 44 239 160 / Rr.Josip Rela nr 18/4 -Prishtinë / Kosovë

35 CC APARTMENTS ©2022

857 Vendparkingje nëntokësore

2

Vendparkingje për secilën banesë

265

Depo parkingu për banorë

Sipas kërkesës së investitorëve, projektuesit e kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” kanë paraparë organizimin e parkingjeve nëntokësore në atë mënyrë që të plotësojnë kërkesat e banuesve, shfrytëzuesve dhe vizitorëve. Duke marr ë parasysh faktin se në ditët e sotme, sidomos në Prishtinë, secili person ka nevojë për një veturë personale në mënyrë që të lëvizë më lehtë në kryeqytet dhe më larg për t’i kryer punët e tij, ne kemi menduar edhe për këtë gjë, duke i ofruar nga dy vendparkingje për secilën banesë. Të gjitha parkingjet janë të organizuara në katet nëntokësore, dhe nuk do të ketë asnjë parking mbitokësor.

36 CC APARTMENTS ©2022

18

PARKINGU Vendparkingje për mysafirë

256

Vendparkingje për afarizëm

Hyrjet e kontrolluara me akses-kontroll. Vendparkingje për Spa, pishinë, kopsht, market dhe për te gjitha fasilitetet sipas standardeve.

Të gjitha parkingjet janë nëntokësore dhe lehtësisht të shfrytëzueshme. Çdo njësi banesore i ka nga dy vend-parkingje dhe secila ndërtesë do të ketë së paku nga gjashtë vend-parkingje vetëm për mysafirë.

37 CC APARTMENTS ©2022

GARAZHI Vlerë e shtuar e këtij kompleksi të banimit është edhe planifikimi që i është bërë kësaj pjese nëntokësore. Përveç sigurisë së veturave janë menduar lehtësi edhe për mysafirët e banorëve. Si askund tjetër, në secilën ndërtesë banimi në International Residence ekzistojnë vende të rezervuara edhe për parkimin e veturave të vizitorëve. Është planifikuar, që secila ndërtesë banimi t’i ketë së paku gjashtë vend- parkingje për mysafirët. Për çdo 30 m² afarizëm është projektuar një vend- parking. Dimensionet e rrugëve brenda garazheve janë me gjerësi standarde që mundësojnë lëvizje dhe parkim të lehtë, ndërsa madhësitë e vend- parkingjeve kanë dimensione standarde 2.5x5.0m.

38 CC APARTMENTS ©2022

Një nga faktorët më të mëdhenj që i bën njerëzit të hezitojnë të zgjedhin banesën në vend të shtëpisë, është PRIVATËSIA . Apartamentet zakonisht përshkruhen si hapësira të vogla, të ngushta ku fqinjët mund të shikojnë në shtëpinë tuaj dhe ku privatësia është një luks i rrallë. Megjithatë, këto imazhe po i mbetën së shkuarës, sepse projekti ynë i ka kushtuar vëmendje të veçantë kësaj çështjeje. Arkitektët tanë i kanë dhënë rëndësi parësore privatësisë sepse është kërkesë paraprake e shumicës së blerësve të banesave tona. Në kompleksin tonë nuk ka ballkone pranë njëri-tjetrit. Lënia e ballkoneve të hapura është një mënyrë e shkëlqyer për ta lejuar dritën natyrore dhe ajrin e pastër brenda banesës tuaj. Megjithatë, nëse ballkoni i fqinjit përballë është afër tuajit, atëherë ka shumë të ngjarë që ballkonin ta mbani të mbyllur.

39 CC APARTMENTS ©2022

Në ”INTERNATIONAL RESIDENCE” është treguar kujdes i përpiktë për të siguruar që çdo ballkon të përfitojë sa më shumë pamje natyrore nga dritaret e sidomos kur hapni dyert e ballkonit tuaj. Çdo banor mund t’i hapë dyert e ballkonit dhe dritaret dhe të shijojë pamjen e bukur pa asnjë frikë se mund t’i cenohet privatësia.

40 CC APARTMENTS ©2022

PRIVATËSIA Ne kemi i kushtuar kujdes të veçantë sigurimit të hapësirës së mjaftueshme për çdo bllok apartamentesh nga të gjitha anët, duke mos i vendosur ato shumë afër njëra-tjetrës Kjo u siguron banuesve mundësi për të parë e për të shijuar pamje të mjaftueshme të rrethinës. Për të krijuar vëllim dinamik nga jashtë dhe intimitet ndërmjet banesave nëpër kate të ndryshme, projektuesi ka planifikuar rrotullimin e katit tjetër sipër për 90 gradë. Secila njësi i ka së paku dy pamje, pra dy orientime të tilla.

Hapjet e mëdha i mundësojnë secilës njësi ndriçim dhe diellosje deri në sipërfaqet më të thella hapësirës së brendshme. Kompleksi ynë banesor ofron edhe tarraca individuale, siç janë te banesat e veçanta nën çati ose të njohura si penthouse, për t’u mundësuar banorëve privatësi më të madhe. Penthouse-et janë të përsosura për dikë që dëshiron sigurinë dhe komoditetin e një banese, të ngjashme me veçoritë dhe hapësirat e kopshtit që kanë shtëpitë private.

41 CC APARTMENTS ©2022

Në kuadër të objektit 4, në nivelin e suterrenit, gjendet hapësira e destinuar për marketin. Me qasje të drejtpërdrejtë nga ashtë, me lidhje vertikale me pjesën e afarizmit në përdhese dhe me lidhje direkte horizontale me garazhet, ky market ndodhet në boshtin më të përshtatshëm për komunikim dhe për qasje të lehtë për të gjithë banorët dhe shfrytëzuesit e lagjes.

MARKETI

42 CC APARTMENTS ©2022

GSPublisherVersion 0.8.100.100

Afarizmi

Afarizmi si hapësirë e rëndësishme brenda kompleksit, lehtëson dhe pasuron jetën e banorëve, por jep edhe mundësi për zgjerimin e bizneseve të ndryshme, në varësi të veprimtarive. Hapësira për afarizëm është projektuar për të ushtruar veprimtari biznesi të nevojshme apo shërbime të ngjashme të pa zhurmshme për banorët Përveç banorëve të INTERNATIONAL RESIDENCE, në hapësirën për afarizëm do të kenë qasje edhe qytetarët e tjerë, por me një hyrje krejtësisht të veçantë të jashtme.

Hapësira e afarizmit do të ketë bankë, barnatore, furrë buke, lokale dhe çdo veprimtari që nuk do të prish qetësinë e lagjes.

Një hyrje kah rruga “Nekibe Kelmendi” është hyrje në parkingun e projektuar ekskluzivisht për nevojat e afarizmit.

Prania e hapësirës afariste brenda kompleksit do të jetë një vlerë e shtuar që do t’u kursejë shumë kohë dhe energji sidomos banorëve, sepse do të kenë gjithçka që iu duhet brenda zonës së banimit.

43 CC APARTMENTS ©2022

8400 m 2 HAPËSIRË PËR AFARIZËM Në INTERNATIONAL RESIDENCE ju do të jetoni si në një qytezë praktike. Duke përjashtuar bizneset e zhurmshme, gjithçka tjetër që i duhet një familjeje do ta keni afër jush pa e ndier nevojën për t’u larguar nga aty. Bizneset që do veprojnë brenda kompleksit do të përzgjidhen me kujdes nga investitori, dhe do të rezervohen vendet me synimin për t’i përfshirë sa më shumë lloje të shërbimeve në interes të banorëve, dhe pse jo, edhe të vizitorëve të jashtëm. Përveç lokacionit të favorshëm për zhvillimin e afarizmit, në afërsi të zonës ku ndodhet IR janë paraparë të vendosen edhe kompleksi i Rezidencës Presidenciale, Kuvendi i Kosovës, si dhe përfaqësitë e ndryshme diplomatike ndërkombëtare.

44 CC APARTMENTS ©2022

45 CC APARTMENTS ©2022

“I gjithë qyteti brenda një kompleksi”

46 CC APARTMENTS ©2022

rESIDENCE International

47 CC APARTMENTS ©2022

Kjo hapësirë, përveç ambienteve të brendshme, do të ketë në dispozicion edhe oborrin e saj për aktivitetet e fëmijëve këndin e lojërave si dhe parkingjet nëntokësore të dedikuara për prindërit / shoqërues të fëmijëve.

Fëmijët e kopshtit tonë do te kenë, pos aktiviteteve të ndryshme profesionale edhe aktivitete fizike në ambientet e hapura. si dhe mundësi për shfrytëzimin e pishinës për fëmijë me te gjitha kushtet dhe standardet për grupmoshat e kopshtit.

Në kompleksin “INTERNATIONAL RESIDENCE” është planifikuar hapësira edhe për Kopshtin e fëmijëve Kopshti i vendosur në ndërtesën 5, me sipërfaqe prej 1,042 m², do të jetë në shërbim të banorëve të lagjes dhe të komunitetit të gjerë. Kopshti i fëmijëve në International Residence do të trajtohet me shumë kujdes dhe do je jete një institucion edukativo-arsimor i mirëfilltë, aktiviteti profesional i të cilit do të mbështetet në lojën, këndimin dhe në aktivitetet praktike te fëmijëve siç janë vizatimi dhe ndërveprimi shoqëror si pjesë e përgatitjes së fazës së kalimit nga shtëpia në shkollë.

48 CC APARTMENTS ©2022

KOPSHTI

49 CC APARTMENTS ©2022

KOPSHTI I FËMIJËVE Për trafikun e rënduar rrugor dhe kolonat e gjata në Prishtinë tashmë e dinë të gjithë, sidomos në orët e hershme të mëngjesit dhe gjatë orëve të pasdites e mbrëmjes, pra kur fillon dhe mbaron orari i zakonshëm i punës dhe i çerdheve e kopshteve për fëmijë. Jemi të vetëdijshëm edhe për stresin dhe shqetësimet që përjetojnë prindërit në rutinën e tyre të përditshme kur duhet t’i dërgojnë fëmijët deri në çerdhe për të vazhduar më pas edhe te lokacioni i punës së tyre. Kjo merr shumë energji dhe ndikon negativisht në mbarëvajtjen e vazhdimit të ditës. Banimi në International Residence do t’ju kursejë nga ky stres, sepse fëmijën do ta lini nën përkujdesje të edukatoreve profesioniste brenda kompleksit.

50 CC APARTMENTS ©2022

51 CC APARTMENTS ©2022

Organizimi i zhveshtoreve me gardëroba dhe dushe të ndarë për meshkuj dhe femra sipas standardeve ndërkombëtare, sjell një ambient të ri dhe të paprovuar më parë në vendin tonë, me kualitet të lartë higjenik.

Të kesh pishinë të brendshme brenda kompleksit banesor, sidomos gjatë ditëve të ftohta të dimrit, është ëndërr për shumë njerëz. Ndihesh sikur je në ndonjë hotel me pesë yje, ku, në fund të ditës në vend se të kthehesh në dhomën e rezervuar, ti i kthehesh rehatisë së banesës tënde.

Pishinat brenda kompleksit banesor, si kjo e IR-së, janë ideale edhe për ata që thjesht duan të bëjnë diçka për argëtim.

52 CC APARTMENTS ©2022

GSPublisherVersion 0.8.100.100

PISHINA GJYSMË-OLIMPIKE Një tjetër vlerë e shtuar e kompleksit “INTERNATIONAL RESIDENCE” është pishina e projektuar në kuadër të suterrenit të ndërtesës nr. 6, me orientim juglindje dhe Jug, që ofron një ambient të pasur për rekreacion dhe për edukimin-trajnimin e fëmijëve të të gjitha grup-moshave, të cilët mund të vijnë të organizuar nga kopshti i fëmijëve. Përveç pishinës gjysmë-olimpike, do të ketë një pishinë të vogël për fëmijët e vegjël. E shtrirë në një sipërfaqe prej 1,228 m², kjo pishinë do ta ketë hyrjen e veçantë të kontrolluar me recepsion, ku të drejtë shfrytëzimi të barabartë do të kenë si banorët e lagjes, ashtu edhe vizitorët e jashtëm.

Pishina mund të shfrytëzohet vetëm ose me familje dhe miq. Pishinat mund të bëhen nxitje që njerëzit të lënë divani, të largohen nga kompjuteri ose të heqin nga dora pajisjen kontrolluese të video lojërave. Në vend që t’i lejoni fëmijët të qëndrojnë me telefon ose kompjuter gjatë gjithë ditës, mund të zbuloni se ata do të kënaqen po aq shumë edhe me një orë noti. Kujdes i veçantë i është kushtuar trajtimit të ujit dhe ajrimit të këtyre pishinave, për të cilat janë angazhuar grupe të ndryshme të ekspertëve ndërkombëtarë, për të ofruar ekspertiza profesionale në shërbim të mirëqenies së shfrytëzuesve. Shfrytëzimi i pishinës përcaktohet me rregullat përkatëse.

P ishina

pishina e femijeve

53 CC APARTMENTS ©2022

Page 1 Page 2 Page 3 Page 4 Page 5 Page 6 Page 7 Page 8 Page 9 Page 10 Page 11 Page 12 Page 13 Page 14 Page 15 Page 16 Page 17 Page 18 Page 19 Page 20 Page 21 Page 22 Page 23 Page 24 Page 25 Page 26 Page 27 Page 28 Page 29 Page 30 Page 31 Page 32 Page 33 Page 34 Page 35 Page 36 Page 37 Page 38 Page 39 Page 40 Page 41 Page 42 Page 43 Page 44 Page 45 Page 46 Page 47 Page 48 Page 49 Page 50 Page 51 Page 52 Page 53 Page 54 Page 55 Page 56 Page 57 Page 58 Page 59 Page 60 Page 61 Page 62 Page 63 Page 64 Page 65 Page 66 Page 67 Page 68 Page 69 Page 70 Page 71 Page 72 Page 73 Page 74 Page 75 Page 76 Page 77 Page 78 Page 79 Page 80

Made with FlippingBook Digital Publishing Software